Më datë 12 maj 2016,  në Zyrën Rajonale të Vlorës u zhvillua një takim pune në kuadër të fazës përgatitore të fillimit të zbatimit të Programit “Punët në Komunitet IV- “Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonave Bregdetare”, financuar nga  Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës (CEB).

Qëllimi  këtij takimi ishte për të diskutuar projekt-ide dhe rrahur mendime lidhur me projektet: “Rikualifikimi Urban i Vlorës” dhe “Qendra e Re e Himarës”, që janë përfshirë në këtë program. Nga ana e projektuesve u bë prezantimi i projekteve  dhe më pas u kalua në diskutime. Pjesëmarrës në këtë takim ishin Kryetari i Bashkisë Vlorë, Z. Dritan, Leli, anëtarë të stafit të Bashkisë Vlorë, Kryetari i Bashkisë së Himarës, Z. Jorgo Goro, anëtarë të stafit të Bashkisë  Himarë  si dhe përfaqësues të FSHZH-së.