STATUSI

Projektim – Zbatimi 2016

FINANCUESI

Qeveria Shqiptare

Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës (CEB).

OBJEKTIVI I PROJEKTIT

Objektivi kryesor i projektit është konservimi dhe rehabilitimi i vendbanimeve tradicionale dhe i zonave

të trashëgimisë kulturore  permes reasturimit. Promovimi i turizmit dhe zhvillimi ekonomik i zonës.

Iteneraret e identifikuara në fshatrat Dhërmi & Vuno

  1. Itinerari kryesor me mjet – i identifikuar edhe si pika më e fortë e ndërhyrjes rehabilituese dhe

restauruese.

  1. Itinerari sekondar me mjet – nëpërmjet këtij itinerari arrihet të depërtohet me makinë në zemër të fshatit,

të përjetohet arkitektura dhe vlerat e trashëgimisë deri në pikën më të lartë, tek Kisha e Shën Marisë.

  1. Itinerari këmbësor – që konsiderohet edhe karta fituese e ndërhyrjeve.

Ndërhyrjet e propozuara

Banesat

–              Restaurimi dhe rikuperimi i vlerave për të gjitha banesat e identifikuara në të tre itineraret

–              Restaurimi i të gjithë elementëve arkitektonikë;

–              Përforcimet konstruktive të strukturës;

–              Zëvendësime të elementëve të dëmtuar;

–              Unifkimi i ngjyrës së fasadave dhe e detajeve arkitektonike;

–              Ndriçimi i jashtëm i unifikuar;

–              Trajtimi i mbulesave të çatisë.

Rruga kryesore dhe dytësore

–              Riformulimi i gjurmës së rrugës;

–              Evidentimi i xhepave për ndalesa të shkurtra;

–              Trajtimi dhe plotësimi i ndriçimit funksional dhe dekorativ;

–              Sinjalistika orientuese;

–              Mobilimi urban

–              Trajtimi i shtresave.

Sheshet dhe ballkonet panoramike

–              Analiza urbane për identifikimin e vëndeve të parkimit;

–              Rivitalizimin dhe trajtimin e shesheve kryesore dhe balkoneve panoramike;

–              Trajtimi i tyre me ndricimim funksional dhe dekorativ;

–              Analizë mbi fasadën e pestë të fshatrave;

–              Sinjalistike orientuese;

–              Mobilim urban

–              Trajtimi i shtresave.

“Ndërhyrje e integruar transformimi urban në zonën e plazheve të Dhërmiut dhe Jalit”

Projekti konsiston në aplikimin e një sërë ndërhyrjeve duke mundësuar transformimin urban të dy prej plazheve më të bukur në bregdetin e Jugut.  Përmirësimi i infrastrukturës aktuale do të sjellë për frekuentuesit e këtyre plazheve, peisazh dhe shërbime cilësore.