Rajoni i Vlorës i lokalizuar në pjesën jugperëndimore të vendit, i shtrirë përgjatë bregdetit jonian me një vijë bregdetare prej 144 km.

· Popullsia: 175,640 banorë që përfaqëson 6.27% të popullsisë së vendit

· Dëndësia e popullsisë: 174 banorë/ km² krahasuar me 97.4 banorë/km² që është mesatarja për vendin

· Sipërfaqja: 2,706 km²

Përparësitë

· Karakteristikat gjeografike të rajonit përbëjnë përparësitë kryesore për zhvillimin ekonomik të tij.

· Turizmit i diellit dhe rërës

· Trashëgimi e pasur kulturore dhe arkeologjike

· Parqe kombëtare dhe burime të pasura natyrore

· Zonë e shquar etno-kulturore

· Tregëtia dhe shërbimet rol kryesor në ekonominë rajonale

· Porti detar i Vlorës një nga portet më të rëndësishme në Shqipëri, përfaqëson portën e dytë hyrëse të Korridorit VIII

· Disa porte të tjera dytësore

· Bujqësia – sektori kryesor i ekonomise lokale në zonat rurale

Hartëzimi i turizmit në rajonin e Vlorës

Ø Turizmi diell e rërë përgjatë bregut

Ø Turizmi kulturor në rajonin e Vlorës

Ø Turizmi rural në luginën ekologjike të Shushicëss

Ø Agroturizmi në rajonin e Vlorës

Çështje Kritike të Zhvillimit Rajonal

Ø Nivele të ndryshme zhvillimi social ekonomik.

Ø Diferenca të theksuara ndërmjet hapësirave urbane dhe bregdetare dhe atyre rurale .

Ø Mungese e politikave të integruara për zhvillimin e transportit

Ø Rrjet infrastrukturor qe ka nevoje per zhvillim

Ø Sinjalistikë e dobët dhe akses i ulët në atraksionet turistike

Ø Trashëgimi kulturore e pa shfrytëzuar plotësisht për turizëm

Ø Zonat e mbrojtura ne rrezik.