Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Përmirësimi i infrastrukturës social-ekonomike vendore; përmirësimi i shërbimeve publike vendore; forcimi institucional i njësive të qeverisjes vendore; nxitja e qeverisjes së mirë në nivel vendor.

Investime në Infrastrukturë

Fondi Shqiptar i Zhvillimit mbështet dhe asiston me fonde investimi NJQV-të dhe komunitetet për rehabilitimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së vogël social-ekonomike dhe shërbimeve sociale duke implementuar projekte të infrastrukturës rrugore, projekte ujësjellës-kanalizimesh, projekte ujitjeje & mbrojtje nga përmbytjet, ndërtime urash të vogla, ndërtime qendrash komunitare, shkollash etj.

Mbështetje e Pushtetit Vendor

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ndihmon në rritjen e kapaciteteve institucionale të NJQV-ve dhe komuniteteve në mirëadministrimin dhe qëndrueshmërinë e investimeve të kryera , në kuadr të Strategjisë për Decentralizimin e Qeverisjes Vendore. Gjithashtu FSHZH trajnon dhe ofron asistencë teknike për NJQV-të në hartimin e Planeve të Zhvillimit Lokal, të cilat nxisin zhvillimin dhe reduktojnë papunësinë.

Pjesëmarrje e Komunitetit

Fondi Shqiptar i Zhvillimit nxit pjesëmarrjen e komunitetit gjatë gjithë ciklit të identifikimit, zbatimit , funksionimit dhe mirëmbajtjes së nënprojektit. Në realizimin e nënprojekteve në infrastrukturë FSHZH mbështetet në bashkë-kontributin financiar të NJQV me qëllim që të sigurohet qëndrueshmëria e investimeve. Çdo komunitet është përgjegjës për identifikimin e projektit të tij të preferuar, për ngritjen e Grupeve të Këshillimit dhe Ndjekjes që do të asistojë në planifikimin, supervizimin dhe administrimin e Funksionimit & Mirëmbajtjes së nënprojektit.

Mbrojtje e Mjedisit

Përkujdesja mbi mjedisin është pjesë e kritereve vlerësuese që përdoren gjatë përzgjedhjes, projektimit dhe zbatimit të nënprojekteve nga FSHZH. Vlerësimi mjedisor merr parasysh mjedisin natyror, shëndetin njerëzor dhe aspektet social-kulturore. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për secilin projekt, kryen konsultimin me publikun për vlerësimin e ndikimit në mjedis.