Website Under Construction

Skip to Content

Category Archives: Lajme

Takim pune në kuadër të fazës përgatitore të fillimit të zbatimit të Programit “Punët në Komunitet IV- “Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonave Bregdetare”

Më datë 12 maj 2016,  në Zyrën Rajonale të Vlorës u zhvillua një takim pune në kuadër të fazës përgatitore të fillimit të zbatimit të Programit “Punët në Komunitet IV- “Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonave Bregdetare”, financuar nga  Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës (CEB).

Qëllimi  këtij takimi ishte për të diskutuar projekt-ide dhe rrahur mendime lidhur me projektet: “Rikualifikimi Urban i Vlorës” dhe “Qendra e Re e Himarës”, që janë përfshirë në këtë program. Nga ana e projektuesve u bë prezantimi i projekteve  dhe më pas u kalua në diskutime. Pjesëmarrës në këtë takim ishin Kryetari i Bashkisë Vlorë, Z. Dritan, Leli, anëtarë të stafit të Bashkisë Vlorë, Kryetari i Bashkisë së Himarës, Z. Jorgo Goro, anëtarë të stafit të Bashkisë  Himarë  si dhe përfaqësues të FSHZH-së.

READ MORE

Zhvillohet mbledhja   mujore  për ecurinë e Projektit për Vijën Bregdetare të Qytetit të Vlorës

Vlorë, 7 prill 2016

Ditën e enjte, me datë 7 prill 2016, në ambientet e Zyrës Rajonale të FSHZH-së në Vlorë u zhvillua mbledhja mujore mbi ecurinë e Projektit për Vijën Bregdetare të Qytetit të Vlorës. Të pranishëm në këtë takim ishin Z. Dritan Leli, Kryetar i Bashkisë Vlorë, përfaqësues të FSHZH-së, përfaqësues të kompanisë zbatuese të projektit, supervizori i punimeve si dhe përfaqësuesi i studios belge që ka hartuar këtë projekt. Z. Leli e vlerësoi  si mjaft pozitive punën e bërë deri më tani nga firmat e përfshira në këtë projekt.

Pjesëmarrësit në takim diskutuan mbi ecurinë e projektit si dhe problematikat e hasura gjatë zbatimit të tyre.

IMG_20160318_105139

IMG_20160407_131441

READ MORE

Zhvillohet mbledhja mujore për ecurinë e projekteve të infrastrukturës që po zbatohen nga FSHZH në Qytetin e Vlorës

Ditën e martë, me datë 12 janar 2016, u zhvillua në ambientet e Zyrës Rajonale të FSHZH-së në Vlorë, takimi koordinues i radhës mbi ecurinë e projekteve të infrastrukturës që po zbatohen nga FSHZH në qytetin e Vlorës.

Të pranishëm në këtë takim ishin Z. Benet Beci, Drejtor Ekzekutiv i FSHZH-së, Znj. Etjona Hoxha, Prefekte e Qarkut të Vlorës, Z. Dritan Leli, Kryetar i Bashkisë Vlorë dhe Z. Artan Shkreli, Këshilltar i Kryeministrit; të pranishëm në këtë takim ishin gjithashtu edhe përfaqësues të firmave zbatuese të projekteve. Diskutimi i këtij takimi u fokusua tek 15 projektet kryesore që po zbatohen në qarkun e Vlorës,  të grupuara sipas funksionaliteteve përkatësisht në: Vija Bregdetare e Vlorës; Infrastruktura Rrugore dhe Akupuntura Urbane.  

Pjesëmarrësit në takim, pas diskutimit të ecurisë së  projekteve si dhe problematikave të hasura gjatë zbatimit të tyre, vijuan me një vizitë inspektimi të projekteve në terren.

8

11

READ MORE

Zhvillohet mbledhja mujore për Projektin e Vijës Bregdetare të Qytetit të Vlorës Faza I

Vlorë, 11 Dhjetor 2015

 

Ditën e premtë, datë 11 dhjetor, u zhvillua në ambientet e Zyrës Rajonale të FSHZH-së në Vlorë, mbledhja mujore  e radhës mbi  Projektin e Vijës Bregdetare të Qytetit të Vlorës.

 

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të Delegacionit Europian, përfaqësues të Studios projektuese, përfaqësues të Supervizorit të punimeve, të kontraktorit të punimeve dhe përfaqësues të FSHZH.

 

Në këtë mbledhje u diskutua në lidhje me:

 

  • Ecurinë e punimeve faktike kundrejt atyre të planifikuara, përditësimi i programit të ri të punimeve, mundësia e rritjes së ritmit të punimeve,  si dhe zgjidhja e problematikave me karakter teknik dhe social.

 

Në fund të këtij takimi u bë një vizitë e përbashkët në terren për të inspektuar cilësinë e punimeve,dhe progresin e tyre.

READ MORE

Vlorë, 28 Nëntor 2015 – Inaugurohet Zyra Rajonale e Fondit Shqiptar për Zhvillim

Kryeministri Edi Rama ishte sot në çeljen e zyrës së re rajonale të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në qytetin e Vlorës, e cila do të shërbejë si pikë koordinimi me agjencitë e tjera qendrore e vendore, si dhe donatorët, për koordinimin dhe monitorimin e investimeve në zonë. Në takim merrnin pjesë Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, Drejtori i FSHZH Benet Beci, si dhe kryetarët e bashkive të rajonit të Vlorës, të majtë dhe të djathtë.
Në fjalën e tij z. Beci, pasi falënderoi të ftuarit për pjesëmarrjen në këtë takim, bëri një paraqitje të shkurtër të investimeve të kryera përgjatë këtyre dy viteve në rajonin e Vlorës, si dhe ato që planifikohen të nisin vitin e ardhshëm, që përbëjnë një volum investimesh me vlerë 132 milion dollarë.
Lloji i investimeve, të shpërndara në të gjithë territorin e rajonit është mjaft i diversifikuar dhe përfshin një gamë të gjerë projektesh që nga ndërhyrjet në infrastrukturën bazë në nivel lokal, tek projektet transformuese urbane si lungomare.
Deri tani në rajonin e Vlorës janë zbatuar dhe janë në përfundim rreth 18 projekte të infrastrukturës të investuara nga qeveria në kuadër të Fondit për Zhvillimin e Rajoneve dhe projekteve të tjera zhvillimore në vlerën prej rreth 36 milion dollarë.
Fokusi i këtyre investimeve kanë qenë rikualifikimet urbane, infrastruktura rrugore, dhe ujësjellësat në zonën bregdetare Himarë, Sarande.
Viti 2016 do të shënojë për Vlorën nisjen e projekteve të reja, bashkëfinancime të qeverisë shqiptare me donatore të huaj. Projekti për Rrugën e Lumit të Vlorës, i cili ka një vlerë rreth 64 milion USD; si dhe projekti i financuar nga Banka e Këshillit të Europës, “Zhvillimi i integruar i zonës bregdetare dhe maleve perreth”, i cili parashikon për rajonin e Vlorës një portofol investimesh prej rreth 25 milionë Euro.
Përsa i përket investimeve në Bashkinë Vlorë, Loti i parë i këtyre investimeve ka një vlerë prej rreth 5.2 milionë Euro. Ndërsa në vijën bregdetare të Jonit dhe Bashkinë Himarë Loti i parë i investimeve do të ketë një vlerë prej 11.7 milionë Euro.
Duke marrë fjalën në takim, Kryeministri Rama u shpreh se rajoni i Vlorës përbën një hapësirë të rëndësishme strategjike për zhvillimin ekonomik e social të vendit dhe se ky program investimesh do ta kthejë në një histori suksesi. Por, kryeministri vuri theksin tek rëndësia e hartimit të projekteve cilësore që të garantojnë edhe impaktin pozitiv, edhe jetëgjatësinë. Edhe ato që projekte që vijnë, nënvizoi Kryeministri, lënë për të dëshiruar. Në këtë aspekt, zyra e re do të shërbejë për të fuqizuar kapacitet e projektimit dhe për të vazhduar vënien në jetë të një programi shumë të rëndësishëm zhvillimi me projekte strategjike për ekonominë, turizmin dhe për komunitetin në gjithë këtë territor që përfshin bregdetin e Jonit.
“Nuk kanë munguar dhe nuk na mungojnë paratë për të financuar këtë hapësirë, që është hapësirë strategjike për zhvillimin e vendit, zhvillimin e turizmit, zhvillimin e ekonomisë, zhvillimin social, por çështja është që duhet të kemi projektet dhe projektet mungojnë. Me Fondin Shqiptar të Zhvillimit kemi bërë progres. Janë nga njëra anë projektet e financuara, përmes FSHZH, nga qeveria, janë nga ana tjetër fondet e Bankës së Këshillit të Europës. Njerëzit me shumë të drejtë kanë padurimin për të parë rezultate dhe për të prekur ndryshimin për të cilin kanë votuar dhe ku besojnë fuqimisht. Kemi një potencial të madh në dorë dhe kemi mundësinë ta kthejmë në një histori suksesi. Janë volumi më i madh i financimeve, sepse është një qark me një rëndësi strategjike, mirëpo ky volum financimesh duhet të kthehet në vepra të prekshme.”
Kryeministri Rama u shpreh se të gjitha projektet e parashikuara krijojnë një bazë shumë të mirë për të filluar impaktin e një transformimi real. Kryeministri kërkoi angazhim maksimal të pushtetit vendor në këtë moment kyç të zhvillimit, i cili duhet të luajë një rol të rëndësishme në ndjekjen e projekteve. “Grupi i projekteve krijon një bazë shumë të mirë për të filluar impakti i një transformimi real. Që nga rruga e lumit të Vlorë, tek rruga hyrëse që duhet bërë me standarde reale europiane, deri tek ndërhyrjet e brendshme që plotësojnë projektin e Lungomares me të gjithë pjesët, këtu më pranë qendrës, edhe tek vetë bulevardi ku ka nevojë për ndërhyrje që, e përsëris, vetëm bulevardi i një qyteti turistik nuk është ai dhe duke vazhduar më poshtë me Vunoin, me Dhërmiun, me plazhin e Jalës.”
Kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli tha se projektet do të mundësojnë shanse të reja zhvillimi. “Konfirmojmë edhe një herë, më së miri, një qasje ndryshe, një vëmendje të veçantë në shikim të hapësirës së rajonit tonë, një këndvështrim të ri, duke dhënë shanse të reja zhvillimi. Edhe një herë jam mirënjohës për këtë iniciativë, vlerësoj këtë vëmendje të veçantë të Kryeministrit të vendit për Bashkinë e Vlorës dhe rajonin tonë.”
Pas takimit të zhvilluar, Kryeministri u shpreh në një prononcim për mediat se zyra rajonale e FSHZH është një mekanizëm i ri, i cili vihet në dispozicion të komunitetit dhe bashkive, pas reformës administrativo-territoriale dhe që do të funksionojë edhe në rajone të tjera. Duke siguruar se Vlora mbetet prioritet strategjik, Kryeministri theksoi se pavarësisht vështirësive të kalimit nga një periudhë kaosi dhe informaliteti në një epokë tërësisht të re, impakti i këtyre investimeve do të jetë gjithmonë e më i ndjeshëm.
Në përfundim të takimit u krye edhe nënshkrimi i një marrëveshje të investimit mes FSHZH dhe Kryetarëve të Bashkive Vlorë dhe Himarë, në kuadër të projektit të financuar nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës me fokus zhvillimin e zonës bregdetare.

02 03 04 05 06 07 08 09 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22

READ MORE

Vjeshtë në rivierë

Vjeshtë në rivierë

riviera16 riviera15 riviera14 riviera13 riviera12 riviera11 riviera10 riviera09 riviera07 riviera06 riviera05 riviera04 riviera03 riviera02 riviera01

READ MORE

Vlorë, vija bregdetare nis zbatimi në terren

Sot nisi zbatimi në terren i projektit të vijës bregdetare të Vlorës, apo i njohur ndryshe Lungo Mare. Pas lidhjes së kontratës me një prej kompanive më prestigjioze ndërkombëtare të përzgjedhura nga Komisioni Europian dhe me financimin tij, projekti hyn në fazën më të rëndësishme, i cili përfshin infrastrukturën e vijës bregdetare të Vlorës.

Lungo Mare do të finalizohet në një periudhë të shkurtër kohe si një realitet i ri europian, urban, i cili është hapi i parë drejt transformimit madhor për Vlorën dhe Shqipërinë turistike.

Projekti konsiston në rehabilitimin dhe rivitalizimin e hapësirës urbane brenda Vijës Bregdetare të qytetit të Vlorës. Ndërhyrjet e shndërrojnë shëtitoren në një zonë këmbësore me gjallëri të jashtëzakonshme, duke e bërë atë një hapësirë të rëndësishme rekreative e një strehë të preferuar për banorët e të gjitha moshave, si dhe një destinacion tërheqës për turistët e vizitorët.

Projekti parashikon riorganizimin e plotë të shëtitores ekzistuese të Vlorës, përfshirë sheshet dhe hapësirat publike, përmirësimin dhe rehabilitimin e rrugës së bregut dhe parkimeve. Gjithashtu, shëtitorja do të rivitalizohet me një seri parqesh publike me funksione të veçanta, ku do të mbillen pemë të llojeve të ndryshme.

Të projektuara nga një prej arkitektëve dhe urbanistëve më të njohur të Europës, hapësirat e parashikuara në projekt, janë të standardeve tërësisht europiane, duke i shtuar Vlorës premisat për të qenë një ndër pikat më atraktive të Mesdheut.

Kryeministri Rama ishte sot në Vlorë, për të parë ecurinë e deritanishme të punimeve.

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit informoi se është në përfundim Loti i rërës dhe ai i gjelbërimit, të financuara nga qeveria shqiptare.

Kryeministri vlerësoi punën e bërë dhe shprehu besimin se transformimi rrënjësor, shumë shpejt do ti dhurojë Vlorës, statusin e një prej plazheve më të bukura të Mesdheut.

“Besoj se është një ditë e mirë për të gjithë skeptikët e Vlorës, që nga sot do të jenë shumë të qetë. Sot, pas lidhjes së kontratës me një kompani prestigjioze ndërkombëtare, e cila është përzgjedhur nga Komisioni Europian dhe me financimin e KE, ashtu siç e kam shpjeguar disa herë nis edhe pjesa më e rëndësishme e projektit, e cila përfshin infrastrukturën e vijës bregdetare apo të Lungo Mares, që këtu ku jemi, e tek nga turizmi i vjetër deri në fund, dhe bën të mundur që 14 muaj është afati i punimeve, por jam i bindur që mund të bëhet edhe pak më shpejt që të jemi plotësisht gati në sezonin e ardhshëm.

Një projekt me standarde absolutisht europiane të të gjithë infrastrukturës nëntokësore që është tërësisht e munguar në këtë zonë dhe të një kompleksiteti shumë interesant që është përcaktuar nga projektuesi, një ndër arkitektët dhe urbanistët më të njohur të Evropës, që fitoi edhe konkursin, duke bërë realitet atë që jemi zotuar që ditën e parë, që do të ketë një nga plazhet më të bukura të Mesdheut, pas as më të voglin diskutim. Më pas do të vazhdojmë me anën tjetër që përfshin të gjithë pjesën e vijës bregdetare nga porti deri tek Pylli i Sodës. Besoj se është një ditë për tu gëzuar sepse më në fund të gjithë procedurat e gjatë burokratike të Komisionit Europian, përfunduan me sukses dhe ja ku jemi tani për të parë një transformim rrënjësor, të paimagjinueshëm vetëm 18 muaj më parë”, u shpreh kryeministri.

READ MORE

Lidhja e rrugës transballkanike me superstradën ‘Fier – Vlorë

Po ecin me ritme të mira punimet për projektin “Lidhja e rrugës transballkanike me superstradën ‘Fier – Vlorë”. Projekti po zbatohet nga FSHZH me financim nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet Fondit për Zhvillim të Rajoneve.

READ MORE

Drejt përfundimit rikonstruksioni i segmentit rrugor “Lagjja 1 Maji-Unaza Himarë”

Fotot e mëposhtme pasqyrojnë pamje të segmentit rrugor “Lagjja 1 Maji-Unaza Himarë”, i cili po rikonstruktohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim nga Qeveria Shqiptare, BERZH, BEI dhe IPA 2010-2011. Kamera ka fokusuar edhe peizazhin e paqtë që ofrojnë plantacionet e ullinjve, përgjatë të cilëve kalon kjo rrugë.

READ MORE

Inspektim ujësjellësëve të Freskos dhe Dhërmiut në Himarë

Gjatë vizitës së tij në qytetin e Vlorës këtë fundjavë, Kryeministri Rama i shoqëruar edhe nga Z. Benet Beci, Drejtor Ekzekutiv i FSHZH-së, inspektoi ecurinë e punimeve të projekteve që po zbatohen nga FSHZH, përkatësisht: projekti i rrugës Transballkanike që do të lidhë autostradën me qytetin e Vlorës, projektin për zgjerimin e vijës së plazhit me gjatësi 2 km si dhe ndërtimin e ujësjellësve të Freskos dhe Dhërmiut në Himarë.
(Fotot janë marrë nga:www.kryeministria.al)

READ MORE