Website Under Construction

Skip to Content

About: media

Recent Posts by media

Takim pune në kuadër të fazës përgatitore të fillimit të zbatimit të Programit “Punët në Komunitet IV- “Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonave Bregdetare”

Më datë 12 maj 2016,  në Zyrën Rajonale të Vlorës u zhvillua një takim pune në kuadër të fazës përgatitore të fillimit të zbatimit të Programit “Punët në Komunitet IV- “Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonave Bregdetare”, financuar nga  Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës (CEB).

Qëllimi  këtij takimi ishte për të diskutuar projekt-ide dhe rrahur mendime lidhur me projektet: “Rikualifikimi Urban i Vlorës” dhe “Qendra e Re e Himarës”, që janë përfshirë në këtë program. Nga ana e projektuesve u bë prezantimi i projekteve  dhe më pas u kalua në diskutime. Pjesëmarrës në këtë takim ishin Kryetari i Bashkisë Vlorë, Z. Dritan, Leli, anëtarë të stafit të Bashkisë Vlorë, Kryetari i Bashkisë së Himarës, Z. Jorgo Goro, anëtarë të stafit të Bashkisë  Himarë  si dhe përfaqësues të FSHZH-së.

READ MORE

Zhvillohet mbledhja   mujore  për ecurinë e Projektit për Vijën Bregdetare të Qytetit të Vlorës

Vlorë, 7 prill 2016

Ditën e enjte, me datë 7 prill 2016, në ambientet e Zyrës Rajonale të FSHZH-së në Vlorë u zhvillua mbledhja mujore mbi ecurinë e Projektit për Vijën Bregdetare të Qytetit të Vlorës. Të pranishëm në këtë takim ishin Z. Dritan Leli, Kryetar i Bashkisë Vlorë, përfaqësues të FSHZH-së, përfaqësues të kompanisë zbatuese të projektit, supervizori i punimeve si dhe përfaqësuesi i studios belge që ka hartuar këtë projekt. Z. Leli e vlerësoi  si mjaft pozitive punën e bërë deri më tani nga firmat e përfshira në këtë projekt.

Pjesëmarrësit në takim diskutuan mbi ecurinë e projektit si dhe problematikat e hasura gjatë zbatimit të tyre.

IMG_20160318_105139

IMG_20160407_131441

READ MORE

Zhvillohet mbledhja mujore për ecurinë e projekteve të infrastrukturës që po zbatohen nga FSHZH në Qytetin e Vlorës

Ditën e martë, me datë 12 janar 2016, u zhvillua në ambientet e Zyrës Rajonale të FSHZH-së në Vlorë, takimi koordinues i radhës mbi ecurinë e projekteve të infrastrukturës që po zbatohen nga FSHZH në qytetin e Vlorës.

Të pranishëm në këtë takim ishin Z. Benet Beci, Drejtor Ekzekutiv i FSHZH-së, Znj. Etjona Hoxha, Prefekte e Qarkut të Vlorës, Z. Dritan Leli, Kryetar i Bashkisë Vlorë dhe Z. Artan Shkreli, Këshilltar i Kryeministrit; të pranishëm në këtë takim ishin gjithashtu edhe përfaqësues të firmave zbatuese të projekteve. Diskutimi i këtij takimi u fokusua tek 15 projektet kryesore që po zbatohen në qarkun e Vlorës,  të grupuara sipas funksionaliteteve përkatësisht në: Vija Bregdetare e Vlorës; Infrastruktura Rrugore dhe Akupuntura Urbane.  

Pjesëmarrësit në takim, pas diskutimit të ecurisë së  projekteve si dhe problematikave të hasura gjatë zbatimit të tyre, vijuan me një vizitë inspektimi të projekteve në terren.

8

11

READ MORE

Zhvillohet mbledhja mujore për Projektin e Vijës Bregdetare të Qytetit të Vlorës Faza I

Vlorë, 11 Dhjetor 2015

 

Ditën e premtë, datë 11 dhjetor, u zhvillua në ambientet e Zyrës Rajonale të FSHZH-së në Vlorë, mbledhja mujore  e radhës mbi  Projektin e Vijës Bregdetare të Qytetit të Vlorës.

 

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të Delegacionit Europian, përfaqësues të Studios projektuese, përfaqësues të Supervizorit të punimeve, të kontraktorit të punimeve dhe përfaqësues të FSHZH.

 

Në këtë mbledhje u diskutua në lidhje me:

 

  • Ecurinë e punimeve faktike kundrejt atyre të planifikuara, përditësimi i programit të ri të punimeve, mundësia e rritjes së ritmit të punimeve,  si dhe zgjidhja e problematikave me karakter teknik dhe social.

 

Në fund të këtij takimi u bë një vizitë e përbashkët në terren për të inspektuar cilësinë e punimeve,dhe progresin e tyre.

READ MORE

Saranda

The name of the ancient town derives from Anchises, the Trojan warrior, whose mythological union with the goddess Aphrodite resulted in a son named Aeneas. Aeneas, along with his father and his son, Ascanius, escaped the sack of Troy, and journeyed throughout the Mediterranean. Dionysos of Halicarnassus calls Onchesmos the Harbor of Anchises, while the Byzantine historian Procopius mentions that Anchises died at Onchesmos. During the 6th century C.E., the town’s name changes to Hagia Saranda or “Forty Saints”. The circumstances of this name change are unclear, but might have been related to the construction of a great basilica overlooking the modern city of Saranda. Various monuments and archaeological finds from the city have been excavated.

Among the more impressive finds are the ruins of a synagogue, a portion of a Roman Imperial archway, and the ruins of a late antique house. Also noteworthy are an apsidal building, an Odeon, a cemetery, and an elaborate mosaic, widely known as the Dolphin Pavement.

READ MORE

Kalaja e Porto Palermos

Kalaja e Ali Pashait në Gjirin e Porto Palermos është kala e ndërtuar në një gadishull midis Himarës dhe Qeparoit. Kalaja e vogël është e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos (në antikitet e njohur si gjiri i Panormes). Kalaja ndodhet jo larg fshatit të Qeparose dhe ka formë trekëndore. Përmasat e saj janë 150 m x 400 m. Lartësia e mureve arrin në 20 m.Kalaja e Porto Palermos ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon në Shqipërinë e jugut. Kalaja ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të. Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshet. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët. Ambientet shërbenin për strehimin e garnizonit, ndërsa njeri prej tyre shërbente si burg. Kalaja eshte shume me e vjeter se Ali Pashaj, ai e ka restauruar, e ka patur ne kontroll kete pike dhe vetem si vizitor ka qene aty, nuk ka jetuar kurre aty. Kishen (shen Nikolla) nuk e ka bere ai ka qene atje, dhe gjelberimi nuk eshte gjithevjecar ne dimer thahet.

READ MORE

Orikumi

Orikumi është një qytet në rrethin e Vlorës , në jug të gjirit të Vlorës. Pranë tij shtrihet qyteti antik ORIKU i themeluar nga EUBEASIT ne shekullin Vl p.e.r ne trojet e fisit ilire te amanteve, mbi kodren e njohur me emrin PALEOKASTER.Permendet nga autoret antik te shekullit te V p.e.r si port i rendesishem i adriatikut.U shfrytezua nga romaket ne luftrat kunder ilireve dhe maqedoneve , luajti nje rol te rendesishem ne luftten civile midis Cezarit dhe Pompeut.Flota maqedonase e Aleksandrit te Madh e pushtoi ne vitin 214 p.e.r ,ne shekullin e lll p.e.r preu monedha me emrin e bashkesive qytetare.Ne shekullin e ll p.e.r u demtua nga nje termet i rende,u rindertua dhe fortifikua ne shekujt e V-Vl.Ne kohen bizantine dhe ne mesjete njihet si nje porte i vogel me emrin “JERIKO”.Ne shekullin e Vll prane tij u ndertua kisha e Marmiroit. Fshati DUKAT: Deshmohet si vendbanim i vjeter ilir qe ne vitin 220 p.e.r .Ne Dukate eshte zbuluar nje varreze ilire e mijvjecarit te lll p.e.r .Ne vitin 48 te eres se re Jul Cezari kerkoi ndime per te sulmuar Pompeun ,ne daten 29 05 1920 u mbajte kuvendi i Barcallase . Fshati TRAGJAS: Shtihet ne rrëzën e malit të Lungarës mbi burimet e Izvorit.Gjurmë të vendbanimit të lashte jane gjetur ne kodren qe quhet Qyteza e Sofës, njihen edhe disa tuma ilire. Rrënojat e disa ndertimeve jane të shekullit lV-ll p.e.r .Ky fshate i njohur me emrat Tregas,Dragjat,Tregasaj bente pjese ne qendrat e fortifikuara te gjiut te Vlores ne antikitet dhe lidhej me Orikun.Fshati i vjeter qe ndodhet ne nje koder te larte ne perendim te Tragjasit te sotem u shkaterua nga vershimet osmane te kohes.U popullua ne shekullin e XVl ,ku permendet dhe kalaja e Gjon BOCARIT. Fshati RRADHIMË : Është i vendosur në shpatin perëndimor të malit të Lungarës , permendet si vendbanim i lashtë që në shekullin e lll – ll p.e.r , për rritjen e derrave ,prodhimin e verës, rritjen e agrumeve dhe ullirit.

READ MORE

Treporti

Treporti ishte qyteti me pozicion ndërmjetës e ndërlidhës midis zonave të brendshme dhe bregut. Emërtimi i sotëm për qytetin Treport është :Kalaja e Treportit dhe muri antik në det. Frymëmarrja e fundit e këtij qyteti nuk është regjistruar në memorien shekullore, por gjykohet se nga shekulli i III pas Krishtit të ketë ndalur “ora “e këtij qyteti dhe ekzistenca e vet, qytetit. Trandje historike megjithë gjatësinë e shekujve të tyre kanë datime. Shekujt e IV-V si në të gjitha qytete antike,që ka Vlora si Olympia,Cerja dhe Triporti të ketë si bazë zhvillimin e jetës pikërisht në këta shekuj si dhe të ketë dominuar në të gjitha zhvillimet historike, qytetare,ekonomike,në zonën e vet. Mjegullinat megjithë cirnosjen e tyre kanë si epilog harresën. Në të vërtetë Triporti u gjet vonë. Muret e tij mbetën nën errësirrën e kohës dhe nën valëzimin e ujërave të detit.

READ MORE

Vlora

Vlora është porti i dytë i vendit dhe një prej qyteteve më të mëdhenj e të rëndësishëm të Shqipërisë. Distanca nga kryeqyteti i vendit është rreth 130 km dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” 120 km. Ky daton në antikitet që në shek. VI p.e.s. me emrin Aulona. Në qendër të qytetit, pranë Sheshit të Flamurit, janë zbuluar fragmente të mureve masive rrethuese të Aulonës. Në vitin 1081 ky qytet ra nën sundimin Norman. Në shekullin XIV u përfshi në “Mbretërinë e Arbërisë” nën drejtimin e Balshajve (princi-pata e Balshajve). Në vitin 1417 u pushtua nga osmanët. Në 1812 qyteti ra në dorë të Ali Pashë Tepelenës dhe një shekull më vonë, në 28 Nëntor 1912, u bë kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur, me qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali. Objekte me interes në qytetin e Vlorës janë muzeu i “Pavarësisë” (i ngritur në ish-selinë e qeverisë së parë), ai i “Historisë” dhe “Etnografisë”. Ndër objektet religjioze vlen të përmendet xhamia e Muradies e ndërtuar në vitin 1542 nga kryearkitekti i Perandorisë Otomane Mimar Sinani, (arkitekt Sinani), i cili ishte me origjinë shiptare. Kjo xhami është e vetmja vepër e mbetur në Shqipëri nga ana e tij. Në një kodër dominante mbi qytet gjendet pika religjioze e “Kuzum Babait” objekt i sektit bektashian. Prej këtej ofrohet një pamje e bukur dhe madhështore drejt qytetit të Vlorës, gadi-shullit të Karaburunit, ishullit të Sazanit dhe lagunës së Nartës. Këtu ndodhen gjithashtu bare dhe restorante të këndshme.

READ MORE

Butrinti

Butrinti u shpall qytet muze në qershor 1961.Butrinti është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992.

Sipas Virgjilit, Butrinti ishte themeluar nga Enea. Sipas Plutarkut, perëndia Pan ka vdekur pikërisht në Butrint dhe çasti i vdekjes se tij, u bë shkak për klithmat e shtojzovalleve, të cilat njoftonin barinjtë anekënd Kaonisë për këtë humbje tragjike për mbrojtësin e pyjeve dhe të luleve. Në fund të viteve 30 të shekullit të kaluar, arkeologu italian Ugolini përmend gojëdhënën mbi zanafillën e largët të Butrintit. Heleni që kishte ardhur në Epir nga Troja, po përgatitej të bënte flijimin ritual pas zbritjes në tokë. Lopa që do t u flijohej perëndive, e goditur, por jo e vrarë, i shpëtoi nga duart dhe kaloi detin me not. Heleni, duke parë këtu një paralajmërim të perëndive, themeloi një qytet që ia vuri emrin Buthrotos. Butrinti ndodhet në një kep të ulët në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë. Kjo qendër rezulton sipas specialistëve të arkeologjisë, të ketë qenë e banuar së paku që në shek. VII para Krishtit. Ndërkohë, mitet flasin për themelimin e Butrintit nga trojanët e shpërngulur. Sipas specialistëve shqiptarë, dhe anglezë të arkeologjisë, rreth shekullit IV, para Krishtit, vendbanimi u fortifikua dhe qyteti u kthye në një qendër kulti dedikuar Asklepit. Periudha mesjetare dokumentohet më e turbullt. Qyteti u përfshi së pari në luftrat për pushtet midis bizantëve e më pas normanëve, anzhuinëve, venedikasve dhe së dyti, në konfliktin midis Venedikut dhe turqve otomanë. Në fillimet e shek. XIX, ai u shndërrua gradualisht në një fshat të vogël peshkatarësh, përreth një fortifikimi venecian, por konturet e monumenteve madhështore të dikurshme flisnin për shuarjen e një shkëlqimi të mëparshëm në këtë qendër urbane ndanë Kanalit të Korfuzit. Butrinti, së bashku me Korfuzin, u blenë nga Republika e Venedikut prej mbretërve anzhuinë të Italisë së Jugut në vitin 1386. Atëherë faza më aktive e qytetit mesjetar ishte shndërruar në një avanpost të fortesave të mëdha në Korfuz. Mbeti pronë e Venedikut për më shume se 400 vjet dhe venedikasit ndërtuan shumë fortifikime ekzistuese, si dhe një kështjellë trekëndore, të rikonstruktuar më pas për qëllime mbrojtjeje dhe kontrolli të Kanalit të Vivarit nga Pashai i Janinës, Ali Pashë Tepelena. Me fuqizimin e Perandorisë Otomane, Butrinti mbeti në vijën e parë të frontit të Venedikut. U pushtua në një numër rastesh, por më i shënuari është marrja e tij nga “Sulejmani i Madhërishëm” në vitin 1537.

Historia
Objektet më të herëshme janë një çekan guri dhe një bosht i përkasin gjysmës së dytë të mijëvjëcarit të dytë para Krishtit. Eshtë përmendur për herë të parë nga HEKATEU: fundi i shek VI p.Kr. Në fillimet e tij futej në bashkësinë e Kaonëve më vonë në shtetin e Epirit. Në vitet 1926-1936 italiani Luigi Ugolini kryesoi misionin e gërmimeve në jug të shqipërisë, Ugolini u përqëndrua në Finiq dhe në Butrint ku u zbulua: Baptisieri, Teatri, Bazilika, Statuja dhe objekte të ndryshme me vlerë, banjo publike dhe një numër i madh banesash. Ugolini la një informacion të zgjeruar për vendbanimet në jug të vendit, botoi disa vëllime dy prej këtyre botimeve ju kushtuan Finiqit dhe Butrintit të titulluara (Shqipëria Antike). Në vitin 1936 u ndërprenë gërmimet e Ugolinit, në vitet e mëvonshme ishte Domenico Mustili që kreu disa gërmime por nuk rezultoi asgjë me vlerë. Nga të dhënat e pakta që rezultojnë për atë periudhë thuhet se Butrinti në Shek e III-te, p Kr u shtri në zonën përreth në anën jugore të kodrës që ndodhej, u ndërtuan në atë periudhë Teatri, dhe një tempull grek. Zona përreth Butrintit ka pasur bujqësi të zhvilluar. Tokat përreth Butrintit tërhoqën vëmendjen e Romakëvë të cilët në vitet 40 të shek I p, Kr. e kthyen Butrintin në koloni Romake. Legjionet e Jul Qezarit zbarkuan në Butrint dhe një pjesë e madhe e pasurisë dhe e popullsisë u Romanizua. Në shek e II-te dhe të III-te u ndërtuan banja publike u bë rindërtimi i teatrit dhe objekte të tjera. Veprat më me vlerë që u zbulua në Teatrin e Butrintit janë: statuja e Apollonit, Perëndesha e Butrintit, disa koka mermeri si Ajo e Zeusit, Portreti i Agripës, u zbuluan dhe mbishkrime të shumta në gjuhën Latine dhe Greke. Në shek e V-te një pjesë e qytetit rindërtohet. Në shek e IV – XIII-të përmendet si qëndër Episkopale.

Në vitet 1080-1085 ishte në duart e Normanëve dhe më pas të Venecianëve. Në vitet 1300 Venecianët bënë fortifikime dhe e mbajtën deri në vitet 1700.

Periudha franceze

Pas viteve 1700 ra në duart e Francezëve të Bonapardit dhe me pas në vitet 1798 u mor në zotërimin e Ali Pashë Tepelenës i cili ndërtoi në vitin 1807 dy kala pe tu mbrojtur nga sulmet e francezeve që vinin nga Korfuzi njrëra ndodhet në derdhjen e Kanalit të Vivarit, kaloi në duart e Osmanëve deri në periudhën e pavarësisë.

Veçorite e qytetit antik te Butrintit

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarë dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysëm të kripur dhe gjysëm të ëmbël dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit. Në përbërjen e saj gjenden lloje të shumta drurësh me gjelbërim të përhershëm si, dafina, prralli, ilqe, fishekarthi, kullastra, mimoza, si dhe lloje gjetherënës. Drurët që arrijnë lartësi deri 12 metra, kanë një diametër 60-80 cetrimetra dhe arrijnë moshë maksimale 200 vjeçare. Shpella e Butrintit ndodhet pranë rrugës automobilistike Sarandë- Butrint, rreth 3 kilometra larg nga qyteza e Ksamilit. Shpella vlerësohet e veçantë për nga natyra dhe për pozicionin e saj, është e përmasave të mëdha. Ka një sipërfaqe 110 metra katrorë, ka hapësirë të gjerë me zgjerime nga hyrja e saj dhe është e ruajtur mirë, në gjendje natyrale. Sipas arkeologëve, shpella e Butrintit ka vlera të shumta shkencore. Ujesjellesi i Butrintit ka një gjatësi prej 3.5 kilometra, lartësi të kanalit 6 metra dhe gjerësi 3.50 metra. Teknikisht është një ndërtim i arritur, ku gjatë trasesë së tij janë ndërtuar shumë vepra arti si, ura e kanale të përforcuara me mure mbajtëse, si dhe puseta dekantimi e kontrolli. Në vitin 1992 gërmimet e ndërmarra në qendrën e qytetit antik të Butrintit nxorrën në dritë forumin romak të qytetit. Ndërtesa me tre dhoma ndodhet në pjesën jugore të Akropolit në perëndim të ndërtesës me Peristil dhe në lindje të dyqaneve romake. Mbishkrimi, i cili datohet në shekullin e Parë pas Krishtit, flet për një tempull kushtuar perëndeshës Minerva.

READ MORE

 

Recent Comments by media

    No comments by media